Mbeti i verbër por Zoti e bekoi me zërin e veçantë, njihuni me Andrea Bocellin shqiptar

schedule08:47 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 08:47 - 8 Dhjetor, 2021

Humbi shikimin pas lindjes por Zoti e bekoi me një zë të veçantë. Kjo është historia e Leutrim Gërvallës, një emër i njohur për publikun shqiptar pasi ka marrë pjesë dhe në X Factor në 2014 kur dhe fitoi çmimin e jurisë. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Leutrimi tregoi se mbeti i verbër pas lindjes për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

“E them shpesh kjo ka qenë dhe e shkruar nga Zoti, pasi nuk kam lindur me këtë problem, mundet dhe me thënë fajtor, rekomandimi i mjekëve të asaj kohe ka bërë që këta dy fëmijë, na kanë dërguar në Beograd dhe na kanë futur në inkubator. Ka ndodhur ajo që mbeta i verbër. Zoti shkruan cdo gjë që na sjell. Por sipas meje kjo është dhe punë e mjekëve.”, tha ai.

Më tej, ai ndau dhe momentin kur ka dalë për herë të parë në skenë. “Në fillim kam dëgjuar shumë këngë popullore të Shqipërisë së mesme. Ka qenë viti ’99 kur kam dëgjuar shumë këngë të Eli Farës, Parashqevi Simakut dhe Merita Halilit. Simaku ka mbajtur një turne nëpër qytetet e Kosovës dhe ka ardhur dhe në Pejë.

Babai e ka kuptuar dhe ka insistuar shumë që unë të shkoj. E admiroja si këngëtare dhe kisha qejf ta takoja. Aty nuk e kam ditur se do të dal në skenë dhe do të performoj me të. Kam dalë në skenë dhe kam kënduar këngën fustanin që solla mbrëmë me të.”, tha ai.

/abcnews.al