Mbeti i plagosur nga sulmi me armë, si është gjendja e nxënësit në Deçan

schedule10:59 - 27 Nëntor, 2021

schedule 10:59 - 27 Nëntor, 2021

Nxënësi që mbeti i plagosur nga sulmi me armë drejt autobusit të shkollës mbrëmjen e djeshme në Deçan është në gjendje të stabilizuar. Nga të shtënat me armë zjarri, në këtë ngjarje mbetën të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit të Pejës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i plagosuri është operuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“I është hequr plumbi gjatë orëve të mbrëmjes (më 26 nëntor). Tash është gjatë procesit të trajtimit pas-operativ, por gjendja e tij është shumë e mirë”, tha Sahiti.

Sipas Sahitit, i plagosuri kishte një plumb në kofshën e majtë si dhe një plumb që ka depërtuar tejpërtej.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. Autobusi që u sulmua kishte nxënës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!