Aksident në aksin rrugor Deçan-Pejë, katër të lënduar

schedule14:11 - 29 Tetor, 2023

schedule 14:11 - 29 Tetor, 2023

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti  të ndodhur të dielën në aksin rrugor Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Raushiq.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.

“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri tek aksidenti.