Mbetet një ndër më të preferuarit, katër klube “big” pas Max Allegrit

schedule19:51 - 23 Tetor, 2020

schedule 19:51 - 23 Tetor, 2020

Max Allegri vazhdon të qëndrojë pushim, teksa disa klube të mëdha evropiane janë të interesuara për trajnerin nga Livorno. PSG dhe Manchester United mbi të gjitha. Thomas Tuchel dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk i kanë solide pozitat në stol.

Libero raporton se një tjetër klub pëlqen ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit. Real Madrid nuk po kalon një moment të mirë dhe nuk përjashtohet shkarkimi i Zinedine Zidane, gjithmonë nëse rezultatet negative nuk marrin fund.

Opsion mbetet edhe rikthimi në Milano dhe Serie A. Emri i Allegrit është lidhur prej kohësh me Interin, ekip që drejtohet nga Antonio Conte. Nëse ky i fundit nuk ia del të realizojë objektivat e klubit, atëherë do t’i lërë vendin Allegrit, i cili pëlqehet shumë nga CEO i klubit, Giuseppe Marotta. /abcnews.al