Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Sabah Nuzin. Ky i fundit, i akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në 2020, do të vijojë të mbetet në burg.
Në kërkim vijon të jetë drejtuesi i grupit kriminal Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri i cili dyshohet nga SPAK si urdhëruesi i vrasjes së Klevis Lleshit në shenjë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij në Angli, në vitin 2012.
Klevis Lleshi është djali I xhaxhait, të Arben Lleshi, ky I fundit autor I vrasjes së Agim Hoxhës. Gjithcka ka nisur rreth viteve 2010-2011 kur Agim Hoxha ka marrë në Angli, Arben Lleshin, ku dy janë marrë me trafikun e drogës. Por miqësia e tyre u prish, dhe Arben Lleshi, në vitin 2012, tenoti ti merrte paratë Agim Hoxhës, duke e vrarë dhe më pas djegur edhe kufomën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve për hakmarrje dhe eliminimeve në fisin Lleshi në Mat.
Vrasja e Klevis Lleshit që ndodhi në vitin 2020 u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY EÇ, ndërsa SPAK thotë se grupi kriminal I drejtuar nga Hoxha i cili është edhe pronar i lokalit të njohur “monopol”, është I përfshirë edhe në trafikimin e narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë./abcnews.al

