Mbetet i lartë numri i të infektuarve, regjistrohen 37 raste me Covid në 24 orët e fundit

schedule17:02 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:02 - 30 Korrik, 2021

Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me koronavirus në vend. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 4,593 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 37 raste pozitive.

Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamzë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Ndërsa, aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Bëhet e ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.,

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4593

Testime totale             896,662

Raste pozitive             133,036

Raste të shëruara         130,205

Raste Aktive                      374

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              137

Elbasan            55

Kukës                33

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   20

Shkodër           22

Korçë                15

Berat               14

Durrës              14

Gjirokastër        4   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!