Mbeten stok gjelat e detit në Zadrimë, fermerët: Kemi ulur çmimet, ka pak kërkesa

schedule14:07 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:07 - 20 Dhjetor, 2020

Gjelat e detit të rritur me shumë përkujdesje nga fermerët mund ti shohësh çdo ditë në superstradën Lezhë-Shkodër. Fermerët i ekspozojnë jo pa qëllim në këtë zonë të lëvizshme shumë nga automjete pasi dëshirojnë ti shesin.

Siç e do tradita gjeli i detit është simboli i tryezave në festat e fundit vitit. Edhe pse kanë ulur çmimet, kërkesat sipas fermerëve këtë vit janë më të pakta se më parë.

Në Lezhë çmimi i gjelit të detit varjon nga 600-700 lekë për kg, 20% se një vit më parë edhe pse janë rritur çmimet e ushqimeve për rritjen e tyre dhe nuk llogaritet kostoja e punës që bëjnë familjet në Zadrimë.

 “Shumë rënie krahasuar me vitin e kaluar, as gjysmën e pulave të vjetëshme nuk kemi shitur”, ka thënë një fermer.

“Kocentratet ushqimet janë shumë shtrenjtë dhe vjen në rritje ndërsa blerja e gjelave të detit tendenca është në ulje. Askush s’na ndihmon. Cmimet e koncentratës ulen ndërsa çmimet e tyre i ulim”, ka thënë një tjetër fermer.

Specialisti i veterinaries Gjovalin Kaceli shpjegon situatën e vështirë të këtyre fermerëve.

 “Ka subvencion fare të ulëta, këta si prekin shumë. Politikat më të mëdha duhet të jenë në tregtimimin të këtij produktit. Nëse nuk shiten në gjysmën e dhjetorit ky produkt do shtyhet për tu tregtuar dhjetorin tjetër. Ata që i rrisin do kenë humbje shumë të mëdha nëse shtyhet shitja e një vit”, është shprehur specialisti i Veterenarisë Gjovalin Kacelli.

Sipas ekspertit mishi i gjelit të detit ka element ushqyes shumë të lartë.

“Ky është një mish shumë i pasur me proteinë që është i rëndësishëm në kohën e virozave për njerëzit që ndihmojnë në trupin e njeriut”, ka thënë ai.

Kuzhinierët e restoranteve të zonës së Zadrimës përpiqen që ta gatuajnë jo vetëm për festa por dhe gjatë ditëve të tjera të vitit.

20 mijë gjela deti kanë mbetur stok në zonën e Zadrimës dhe fermerët shpresojnë që në ditët në vazhdim të shesin një pjesë të tyre pasi nuk kanë më fuqi ekonomike ti ushqejnë dhe një vit tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!