“Mbetem tifoz i Atleticos. Simeone? I kompletuar, si një drejtor orkestre”

schedule09:35 - 3 Maj, 2020

schedule 09:35 - 3 Maj, 2020

Aventura e Diego Godin me Interin nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Kapiteni uruguaian cilësohej si një nga përforcimet më të mira të skuadrës zikaltër në verën e kaluar. 34-vjeçari njihet për intelektin që zotëron, cilësi që i lejon të parashikojë veprimet e kundërshtarëve dhe t’i neutralizojë.

Ai ka qenë prej vitesh një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë, përshtatja me skuadrën italiane ishte e mirë, por më pas nisën problemet dhe lojtari përfundoi në stol. Shumë është folur për një rikthim te Atletico, aty ku kaloi 9 sezone fantastike.

Kam kujtime të mrekullueshme nga Atletico, ka qenë faza më e bukur e karrierës time. Tani kam kthyer faqe, po përjetoj një përvojë të re, ndryshe nga të tjerat që më lejon të mësoj gjëra të tjera. Dua të fitoj me Interin”, deklaron Godin në një lidhje direkte të bërë me Federatën e Uruguajit.

 

Dy Diegot, Godin dhe Simeone

“Nuk besoj se do të kthehem, sigurisht jo si futbollist. S’e di çfarë do të bëj në të ardhmen, por dua të jem pjesë e futbollit, të shohim. Do të jem gjithmonë një tifoz i Atletico Madrid. Simeone? Cholo është një trajner i kompletuar që i përgatit ndeshjen në mënyrë shumë inteligjente.

Ka aftësi të lindura, është pasionant në punën që bën dhe ka një lidhje të fortë me lojtarët e tij. Diego është si një drejtor orkestre. Atletico është në nivele të larta prej vitesh, kjo është një meritë e madhe e Simeones”, përfundon ish-kapiteni i “Colchoneros”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!