“Mbështetje për Ukrainën”, Vjosa Osmani: Njohja e Kosovës? E bindur se ky moment do të vijë bashkë me fitoren e saj

schedule11:19 - 28 Shkurt, 2024

schedule 11:19 - 28 Shkurt, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një prononcim për gazetarët, Osmani theksoi mbështetjen për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë.

Ajo u pyet edhe për faktin se Ukraina nuk e njeh akoma Kosovën si shtet i pavarur, duke shtuar se është e bindur që ky moment do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës.

“Ka shumë rëndësi sepse do të kemi sepse si aleat në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e invazionit të paprovokuar ilegal të Rusisë duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët dhe ushtrinë ukrainase. Do ta bëjmë edhe tani e tutje. Sot në samit do të flas për hapat konkretë që Kosova po merr në këtë drejtim së bashku me aleatë të tjerë. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Gjithnjë kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë që Ukrainë është në një gjendje të jashtëzakonshme lufte, për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.”, u shpreh Osmani.

E pyetur për mundësitë e një ballafaqimi me presidentin serb në këtë Samit, Osmani tha se gjithmonë do të ketë të tilla, pasi sipas saj Vuçiç jeton me të kaluarën. /abcnews.al