Mbështetje për bujqësinë/ Denaj: Mbi 70 mijë fermerë ndihmohen nga shteti

schedule15:46 - 6 Mars, 2024

schedule 15:46 - 6 Mars, 2024

Qeveria ka miratuar skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi.

Ministrja Anila Denaj tha se përfitues do të jenë mbi 70 mijë fermerë e blegtorë nga 8 kategori. Për sa i përket mbështetjes së skemës së naftës këtë vit është parashikuar që të ajo të bëhet në lekë. Aplikimi parashikohet të nisë në fund të marsit.

Mbi 70 mijë fermerë e blegtorë do të përfitojnë nga mbështetja financiare në bujqësi. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë ndërsa Ministrja Anila Denaj sqaroi  kategoritë  dhe kriteret që duhet të plotësohen. kusht kryesor do të jetë regjistrimi me NIPT ndërsa aplikimi pritet të nisë në fund të marsit. Risi këtë vit është mbështetja me subvencione  edhe për bimët medicinale.

Në ndryshim nga vitet e tjera  mbështetja e fermerëve për naftën do të bëhet me lekë në llogari.

Ministrja Denaj  sqaroi se do tu jepet prioritet formave të bashkëpunimit  ndërsa do të shpallet fitues të gjithë aplikanteë që plotësojnë standardet pasi nuk është vendosur kufizim në fonde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!