Mbështetja më e madhe për Fifin, këngëtarja ndan videon me partnerin: Ai më jep kurajo

schedule07:26 - 27 Prill, 2022

schedule 07:26 - 27 Prill, 2022

Fifi dhe Adis Patushi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it. Dyshja, të cilët nisën një lidhën pak kohë pasi këngëtarja doli nga shtëpia e Big Brother VIP, duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Nuk kursejnë as fotot e ëmbla dhe dedikimet romantike nëpër rrjete sociale.

Së fundmi, Fifi ka postuar një video në Instagramin e saj, duke treguar se bëjnë gjithçka bashkë. Krahas videos ku shihet duke bërë palestër me Adisin, këngëtarja ka treguar se partneri e motivon.  “Ai më jep kurajo,”, ka shkruar ylli i shumë hiteve krahas postimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!