TIRANË– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka patur një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, ndërsa i ka shprehur mbështetjen e palëkundur të vendit tonë në përballjen e armatosur me Hamasin.
Ai thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë jetën e pafajshme të civilëve.
Today I personally expressed to Ambassador @GalitPeleg Albania’s unwavering support and solidarity with Israel during these horrific moments.
We strongly condemn Hamas’ attacks on Israel, targeting innocent civilians.#WeStandWithIsrael pic.twitter.com/yHvsab8dSI
— Igli Hasani (@IgliHasani) October 9, 2023
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Hasani në “X”/ abcnews.al