Mbështetësit shqyen selinë e PD-së, BE thirrje Berishës: Të shmanget dhuna

schedule12:45 - 8 Janar, 2022

schedule 12:45 - 8 Janar, 2022

Pas SHBA-së edhe delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot në protestën përpara selisë së PD-së dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje tubimin.

Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.

Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE“ mbyllet deklarata./ Abcnews.al