Mbështetësi i PD tenton blerje vote/ Petraj: Berisha i di mirë këto skema, hedh shashka për të çoroditur situatën

schedule23:37 - 14 Prill, 2025

schedule 23:37 - 14 Prill, 2025

Avokati Edmond Petraj thotë se Sali Berisha i di mirë skemat e blerjes së votave, pasi një mbështetës i PD u kap në Lushnje duke ofuar para për vota.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se akuzat ndaj SHISH, janë shashka të Berishës për të çoroditur situatën.

“Rasti i Lushnjes, ishte pas një kallëzimi të një personi. I kishte dhënë kartën e identitetit, personit të arrestuar për shitblerje vote. Ai ka pranuar që ka dashur të mbledhë kartat e identitetit për një personazh që kandidon në qarkun e Fierit. Berisha i di mirë këto skena, për ta çodoritur sotiuatën, mundohet ta shpërndajë në shumë institucione. Duhet parë në aspektin real, në të cilin ka ndodhur, E vërteta është kjo. Duhet të kemi kujdes për raste të tilla”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!