Mbesa tregon marrëdhëniet me Reshat Arbanën: E gjeja gjithmonë me libër në dorë, këshilla më e madhe që më ka dhënë

schedule12:00 - 24 Shkurt, 2023

schedule 12:00 - 24 Shkurt, 2023

Gjatë rrëfimit të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Drejtoresha e Shkollës Koreografike, Blerina Arbana, ka folur edhe për marrëdhënien me xhaxhain e saj, aktorin e nderuar, Reshat Arbana.

Ajo ka thënë se sa herë që shkonte te shtëpia e tij kur ishte e vogël, e gjente gjithmonë me libër në dorë. Madje, ka ndarë edhe një nga këshillat që Reshati i ka dhenë dhe ajo vazhdon ta ndjekë dhe në ditët e sotme.

“Me xhajën kemi qenë ne tironsit themi në një avlli. Unë jam rritur te shtëpia e xhaxha Reshatit dhe gjithmonë ato që unë kam marr nga xhaja është që ai gjithmonë sa herë unë shkoja, sepse unë jam shumë shoqe me Elën, vajzën e Reshatit dhe gjithmonë shikonim xhajën me libër në dorë për shembull me Fishtën. Sa herë që mund të diskutonim me xhaxhain për libra, për filmat e tij, një njeri kreativ, ka qenë gjithmonë shumë kreativ dhe gjithmonë na thoshte neve: ‘Ju lutem vetëm mbi libra, ju lutem vetëm mbi libra’. Se ka qenë edhe ajo periudha e ’92-’93, ka qenë shumë pedant përsa i përket librit. Duhet të jetë miku juaj gjithë jetën dhe ka pasur shumë të drejtë. Për këtë e respektoj shumë.

Të them të drejtën jemi shkëputur të gjithë, jo vetëm nga xhaxhallarët, por edhe nga prindërit dashje pa dashje. Bëjmë biseda padiskutim, detyrimisht që do të jenë për artin. Më kujtohet kur bëm 60-vjetorin e shkollës madje atë ditë ka qenë edhe ditëlindja e tij. Të them të drejtën ka qenë i emocionuar kur shihte mbesën e vetë. Këshilla më e madhe e Reshatit ka qenë të punosh e dashur, vetëm me anë të punës. Madje, më kujtohet kur kisha një provim të vështirë, erdhi, trokiti dhe i tha babait tim, lëre vajzën të punoj, vetëm me anë të punës do ja dal. Profesioni jonë nuk e njeh kompromisin sepse je i ballafaquar me skenën”, u shpreh Blerina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!