Mbesa e Mussolinit: Do të denoncoj ata që ofendojnë gjyshin tim

schedule11:51 - 18 Tetor, 2018

schedule 11:51 - 18 Tetor, 2018

Shpërthejnë polemikat në Itali pas deklaratës së europarlamentares Alesandra Musolini. Kjo e fundit mbesë e Musolinit, deklaroi se do të denonconte këdo që ofendon gjyshin e saj në rrjetet sociale.

Me anë të një mesazhi në Tuiter, europarlamentarja Alessandra Mussolini ka paralajmëruar se një ekip avokatësh kanë nisur punën për të verifikuar nëse dikush ka ofenduar nëpër rrjetet sociale gjyshin e saj Benito Musolini. Ajo u shpreh se ka nisur monitorimi dhe nëse do të ketë raste ofendimesh apo sharjesh, autori i tyre do të denoncohet. Kaq ka mjaftuar dhe në Itali kanë shpërthyer polemikat, pro dhe kundër saj.

Në këtë mënyrë politikania është detyruar të sqarojë se do të sinjalizohen ata që përdorin fjalë vulgare duke mos shprehur gjykime politike apo historike. Apologjia e fashizmit dënohet me ligjin Skelba të 1952-shit, dhe parashikon sanksione penale për këdo që bën propagandë ndonjë shoqatë. Lëvizje apo grupi me karakteristika fashiste. Por dhe ata që lavdërojnë përfaqësuesit e lartë të kësaj ideologjie, në këtë rast Benito Musolini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!