Mbërriti në spital me plagë plumbi, Ardian Çapja u tha mjekëve se është rrëzuar në shtëpi

schedule11:50 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:50 - 8 Qershor, 2020

Ardian Çapja ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan. 55 vjeç u qëllua pranë banesës së tij, dhe mësohet se ka marrë një plumb në shpatull.

Çapja u paraqit në spitalin e Elbasanit në orën 09:37 të mëngjesit me plagë, e cila sipas policisë dyshohet se ishte shkaktuar nga një plumb.

LEXO EDHEl Atentati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull

Mirëpo, burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Çapja në urgjencën e spitali ka dhënë një tjetër version ndryshe nga ai i policisë. 55-vjeçari ka deklaruar se është rrëzuar në banesë dhe për pasojë është plagosur.

Në ngjarjen e sotme në Elbasan ka mbetur po ashtu i plagosur edhe një zjarrfikës. Ky i fundit u plagos në tentativë për të shuar flakët e automjetit që autorët i vunë flakën. Brenda në automjet kishte edhe fishekë, ndërsa gjatë shpërthimit plagosen edhe zjarrfikësin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!