Mbërrin shkresa te Meta, PS propozon Ramën si kryeministër

schedule10:27 - 4 Shtator, 2021

schedule 10:27 - 4 Shtator, 2021

Partia Socialiste ka propozuar zyrtarisht Edi Ramën si kryeministër të vendit. Siç bën me dije për abcnews.al gazetatarja Esiona Konomi, shkresa e socialistëve, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës ka mbërritur në Presidencë, te Ilir Meta.

Dy ditë më parë Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin. Sakaq, kreu i shtetit ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas më shumë se dy vitesh që nga djegia e mandateve në bllok në Kuvend rikthehen edhe partitë e opozitës, PD dhe LSI. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!