Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës “Libra” ka mbërritur mëngjesin e së premtes në ujërat e Shëngjinit. Anija pritet të ankorohet në portin e Shëngjinit rreth orës 08:00.
Gazetari Gjergj Figuri raporton se, sipas të dhënave, në bord janë vetëm 8 emigrantë egjiptianë, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse dhe më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
Ky është grupi i dytë që mbërrijnë në vend pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila kërkonte kthimin e emigrantëve me arsyetimin se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së tyre, janë të pasigurta.
Pas vendimit të gjykatës, qeveria italiane miratoi një dekret. Sipas këtij vendimi, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit./abcnews.al