Mbërrijnë në Portin e Vlorës 2 anijet që do prodhojnë energji elektrike

schedule08:59 - 9 Shtator, 2022

schedule 08:59 - 9 Shtator, 2022

Foto ilustruese

Dy  anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, kanë  mbërritur sot në Portin e Vlorës.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Anijet  impiant gjenerues termik do të vendosen në gjirin e Vlorës në portin e peshkimit dhe do të lidhet me rrjetin e TEC-it te Vlorës.

Anijet  speciale do të qëndrojnë  në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA)  dhe do të shkarkojnë anijet gjenerator pasi i kanë  të ngarkuara sipër.

Anijet do të prodhojnë  15% energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi  se Shqipëria do të merrte me qira  dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!