Mbërrin në burg Laert Haxhiu/ Karamuço: Donte të krijonte sindikatë kriminale. Me ekstradimin, u mbyll kapitulli i grupeve të Lushnjes

schedule17:49 - 3 Korrik, 2024

schedule 17:49 - 3 Korrik, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se me ekstradimin e Laert Haxhiut nga Greqia, dhe vendosjes së tij në burgun 313 në Tiranë, u mbyll kapitulli i gjeneratës së dytë të grupeve shumë të rrezikshme kriminale të Lushnjes.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se Haxhiu, ishte shpallur nga Policia e Shtetit, si 5 ndër personat më të rrezikshën, pasi është përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Sipas Karamuços, Haxhiu ka dashur dhe ka tentuar të krijojë një sindikatë krimnale, në disa rrethe të vendit.

“Është një profil shumë i lartë kriminal, i cili ka një CV shumë të pasur me ngjarje të rënda, të cilat nuk do ishin zbardhur vetëm falë bashkëpunimit si i penduar të njërit prej anëtarëve të bandës. Është zbuluar një ngjarje, e ashtuquajtuar masakra e Lushnjes, por zbardhja e najgrjeve të tjera të cilat janë ende në hetim, për këtë arsye ai është vendosur në paraburgim dhe jo në burg, janë ato ngjarje që kanë filluar të hetohen nga Prokuroria e Elbsanit, prokurori e cila që ka pasur një mori kërcënimesh dhe shantazhesh të vazhdueshme, drejtuesi i kësaj prokurorie ruhet nga punonjës të Policisë së Shtetit, kjo çështje ka qenë kryesore. Me ekstradimin, është mbyllur kapitulli i gjeneratës së dytë të grupeve shumë të rrezikshme kriminale të Lushnjes. Uroj të mos ketë një gjeneratë të tretë që të lindë pas kësaj gjenerate. Urimi im tjetër do të jetë që ky person me rrezikshmëri të lartë, të mos vazhdojë aktivitetinnga ambientet ku do të vuajë dënimin. Në raste të tjera, kemi parë në vitet e kaluara, ku janë urdhëruar nga burgu vrasje me anë të telefonave, personave, kur flasim për këta persona, duhet të kemi parasysh se çfarë janë të aftë të bëjnë, korruptojnë dhe të vënë në lëvizje. Prandaj i kemi këto ligjet dhe rregullat për 41 bis. Përveç dëshmive, ka përgjime, ka informacione që kanë ardhur në rrugë operative prej vitesh në Policinë e Shtetit, ku ky personazh, si koka e një prej grupeve krimnale, ka dashur dhe ka tentuar të krijojë një sindikatë krimnale, në disa rrethe të vendit ku ky të ishte drejtuesi. E ka bërë akoma më të rrezikshme. Për fat të mirë kemi një të penduar, do të parandalonte më mirë riaktivizimin e këtyre celulave që janë ende prezente në territorin e Shqipërisë. Që përpara dy vitesh, kemi të shpallur nga Policia e Shtetit 5 personat më të rrezikshëm, ky ishte njëri prej tyre”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!