Tanket e para Leopard 2 kanë mbërritur tashmë në Ukrainë, tha ministri polak i mbrojtjes Mariusz Błaszczak në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Premier @MorawieckiM ?????Prezydent Ukrainy @ZelenskyyUa
Polska konsekwentnie wspiera działania na rzecz bezpieczeństwa Ukrainy i Europy. pic.twitter.com/vfC0DkPDX0
— Piotr Müller (@PiotrMuller) February 24, 2023
Tanket e prodhuara në Gjermani mendohet të jenë një ndryshim i kursit për Ukrainën, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme.
“Kryeministri nuk mund të ishte këtu, ai shkoi në Kiev për të sjellë tanket Leopard, të cilat janë grupi i parë i tankeve që është dorëzuar në Ukrainë,” tha Presidenti Andrzej Duda në fjalimin e tij në takimin në Varshavë.
Mateusz Morawiecki mbërriti në kryeqytetin ukrainas më herët sot në shenjë mbështetjeje për vendin, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller.
Suedia gjithashtu është zotuar të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha të premten kryeministri suedez Ulf Kristersson. Paketa ushtarake përfshin gjithashtu komponentë të mëtejshëm të mbrojtjes ajrore, tha Kristersson në një postim në Twitter.
/abcnews.al