Mbërrijnë në Ukrainë sistemet e para raketore “Patriot”

schedule15:38 - 19 Prill, 2023

schedule 15:38 - 19 Prill, 2023

Ministri i Mbrojtjes së Kievit tha se Ukraina ka marrë sistemet e para raketore “Patriot”, të konsideruar si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane.

“Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës është bërë më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë mbërritur në Ukrainë. Partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën.

“Ky është rezultat i punës së palodhur të udhëhequr nga presidenti ynë Zelenskyy. Faleminderit kolegëve të mi ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius dhe popullit amerikan, gjerman dhe holandez. Ne do të fitojmë së bashku,”  tha Oleksiy Reznikov në një mesazh të postuar në Twitter.

/abcnews.al