Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbërrijnë në Francë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit

schedule09:31 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:31 - 26 Dhjetor, 2020

Dozat e para të vaksinës Covid-19 të zhvilluara nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech u dërguan sot pak para orës 7 të mëngjesit në farmacinë qendrore të Spitaleve të Parisit (Hôpitaux de Paris), në një periferi të kryeqytetit francez.

Vaksinimi fillon nesër në Francë, ku më shumë se 62,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Vaksinat e para do të bëhen në dy shtëpi të moshuarish.

Rreth 19,500 doza të vaksinës, u transportuan me kamion në frigorifer nga uzina Pfizer në Poorce, Belgjikë.

Në Francë u konfirmua së fundmi rasti i parë me variantin britanik të Covid-19. I infektuari ishte një person që mbërriti nga Britania, ndërsa rezulton asimptomatik dhe është izoluar në banesë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!