Në kuadër të procesit të vaksinimit në vendin tonë vijojnë të vijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të hëne bën me dije se 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza”.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se deri më tani numri i dozave ka shkuar në mbi 1.8 milionë.
“45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ?duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar? të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19”, shkruan Rama.