Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur një sasi tjetër e vaksinave të prodhuar nga Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën të ditur se mbrëmjen e së hënës në Rinas mbërritën edhe 29,250 doza të tjera.
Kështu, në total numri i vaksinave të ardhura në vendin tonë që nga fillimi i procesit të vaksinimit shkon në 2,074,560. /abcnews.al/