Mbërrijnë dozat e para të vaksinës në Gjirokastër, nis procesi te të moshuarit mbi 90 vjeç

schedule10:37 - 3 Mars, 2021

schedule 10:37 - 3 Mars, 2021

Këtë të mërkurë vaksinimi ka nisur dhe për të moshuarit në Gjirokastër.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kanë mbërritur 60 vaksina nga të cilat, 1 flakon ka 6 doza. Sipas burimeve mësohet se në listë për tu vaksinuar sot janë 70 të moshuar mbi 90 vjeç.

Ndërkohë stafi mjekësor do të bëjë të mundur që të gjithë të moshuarit që e kanë të pamundur që të lëvizin do të vaksinohen në shtëpi. e.su./abcnews.al