Kanë mbërritur 8190 doza të kompanisë Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Avioni me dozat e vaksinave zbriti pak minuta më parë, ndërkohë për t’i pritur ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja u shpreh se këtë javë do të hapin qendra vaksinimi në Kukës, Korçë dhe Berat.
“Nga nesër intensifikojmë vaksinimet. Kemi ambicien për të gjithë stafin mjekësor. Këta javë jemi edhe në Kukës, Korçë dhe Berat, hapim edhe aty procesin e vaksinimit”, tha ministrja.
g.v/abcnews.al