Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar fjalën e tij për replikën për Teatrin për të sjellë në vëmendje një mesazh që sipas tij i ka ardhur nga një demokrat i revoltuar për qëndrimet e partisë së tij.
Por teksa kryeministri Rama fliste, IT e kuvendit i ka ndërprerë fjalën në bazë të rregullores për replikën e cila duhet të zgjaste vetëm tre minuta.
“Nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the dhe pastaj i dëgjon të përkhyera gabim nga shqipja në shqip.
Koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua :Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që nuk bëhen por aty e kemi prapë.
Na thatë futuni në çadër se do bjerë vetë, tani fitoi prapë Edvini. Ikët nga parlamenti dhe populli nuk u duk pas nesh se u tretën dhe ata të Bashkive se i tretëm nëpër protesta. U ngrysëm me muaj dhe e vetmja fitore ishte një natë që Edvini i ra nga Elbasani kur po vinte nga Vlora”, tha Rama. (ndërpritet fjala)
Rama: Shumë faleminderit. E more vesh se kush e ndan kohën e lirë
Ruçi: Hape edhe një minutë për kryeministrin.
Rama: Faleminderit. E more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në Kuvend/abcnews.al

