Ditën e sotme qytetarët kishin mundësi për qëndruar jashtë banesës deri në 22:00, pra 2 orë më shumë se ditët e tjera.
Në Tiranë qytetarët e kanë shfrytëzuar lehtësimin e masave, ku nuk kanë munguar xhirot, trafiku ishte i rënduar, ndërsa edhe bizneset kanë mbajtur aktivitetet hapur deri në 22:00.
LEXO EDHE: Lirohen masat kufizuese
Ministrja Ogerta Manastirliu dje në një komunikimi për mediat bëri me dije se gjithashtu janë rihapur fluturimet me Britaninë e Madhe.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme (pra sot) data 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve.
Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Impakti i lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore.
Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet” u shpreh ajo./abcnews.al