Mbaron dënimi për tre “mëkatarët”, Pirlo i rikthen në stërvitje

schedule08:16 - 5 Prill, 2021

schedule 08:16 - 5 Prill, 2021

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur u dënuan nga Pirlo në ndeshjen e kaluar ndaj Torinos, duke u lënë jashtë ekipit si dënim për festën e organizuar në shtëpinë e amerikanit, e ndërprerë nga karabinierët, pas denoncimit nga një tifoz.

Të tre lojtarët e vuajtën ndëshkimin e asaj nate dhe tashmë duket se Pirlo ka vendosur t’i bashkojë me pjesën tjetër të grupit. Seancën e fundit të ditës së djeshme ata u stërvitën së bashku me pjesën tjetër të grupit.

Kështu, ata pritet të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e ardhshme ndaj Napolit, shumë vendimtare për bardhezinjtë, që tashmë duhet të bëjnë mirë llogaritë sepse rrezikojnë një vend në Champions League e sezonit të ardhshëm. /abcnews.al