Ministri i Brendshëm Taulant Balla në aktivitetin “Safe stay in Albania”, organizuar lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik, foli për rritjen e sigurisë, mikpritjes si edhe infrastrukturës për pushuesit.
Balla u shpreh se viti 2023 është mbyll pa asnjë incident me pasoja të rënda.
Dhe gjithashtu nënvizoi se Policia e Shtetit ka gati një plan të madh masash. Ndër të tjera shtoi se do të jenë të hapura gjashtë stacione policie shtesë në zonat më të frekuentuara.
“Rrugët tona janë rrugë europiane dhe jo vetëm kombëtare. Në 10 vitet e fundit numri i makinave në pronësi të qytetarëve shqiptarë është dyfishuar, ndërsa numri i aksidenteve është përgjysmuar. Gjatë vitit 2024 do të kemi plot 4.5 milionë mjete në rrugët e Shqipërisë. Ndërkohë në këtë sezon turistik plazhet dhe siguria do të jenë fokusi ynë. Aksioni plazhi ynë i ndërmarrë nga IKM ka për qëllim ndalimin e paligjshmërisë”, u shpreh ai.