Kylian Mbappe do të rinovojë me PSG, edhe pse të gjithë prisnin që sulmuesi të ndryshonte ekip dhe të vishte fanellën e Real Madrid.
Nëna e tij një ditë më parë tha se kanë rënë dakord me të dyja klubet dhe kampioni i botës duhet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.
Gazetari i njohur, Guillem Balague, shkruan në Twitter se të dyja klubet janë gati të paguajnë 150 milionë euro bonus për të firmosur.
Gjithsesi kjo është dytësore, para deklaratës tjetër: “Sapo më thanë se Florentino Perez u ka thënë futbollistëve në dhomën e zhveshjes se Mbappe nuk do të vijë”.
I have just been told that Florentino Pérez has told the players tonight in the changing room that Mbappé is NOT coming
Let's wait to hear what Mbappe has to say before we confirm anything
— Guillem Balague (@GuillemBalague) May 20, 2022
Pritshmëritë janë që nesër Mbappe të dalë me një komunikatë për të ardhmen e tij, për të marrë fund të gjitha thashethemet për klubin që do të përfaqësojë në vazhdim. / abcnews.al