Shumë nga tifozët e Real Madrid pyesin përse Mbappe nuk del të flasë publikisht se dëshiron të largohet nga PSG dhe të transferohet në Spanjë. Por ai nuk ka në plan ta bëjë këtë gjë, ndoshta asnjëherë.
Mediet franceze tregojnë se Mbappe nuk ka në plan të hyjë në luftë me PSG dhe tifozët ultras të klubit. Ai i ka treguar se nuk do rinovojë, por nuk dëshiron të ushtrojë presion te klubi për të mbyllur marrëveshjen me Real Madrid. Ai e respekton klubin dhe nuk dëshiron largim me tension.
Nga ana tjetër Telefoot bën me dije se PSG nuk i është përgjigjur ofertës 180 milionë euro të Real Madrid dhe ultimatumi i këtyre të fundit për ditën e sotme si afati i fundit, është veçse një lëvizje më shumë në këtë lojë shahu. /abcnews.al