Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbappe njoftoi lamtumirën, PSG hidhet në sulm për tre sulmuesit më të mirë të Serie A

schedule09:45 - 16 Shkurt, 2024

schedule 09:45 - 16 Shkurt, 2024

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi i bujshëm, me Mbappe i cili i komunikoi klubit të tij francez se do të largohet në fund të sezonit kur t’i skadojë kontrata.

Sulmuesi francez e kompletoi komunikimin e tij me shkrim dhe tashmë ai është gati të transferohet në Real Madrid.

Kjo lëvizje e Mbappe, ka bërë që PSG të hidhet menjëherë në sulm për të gjendur zëvendësuesin e tij, dhe sytë janë nga kampionati italian i Serie A.



Al Khelaifi ka bërë gati listën e tij dhe përbëhet jo më shumë se tre emra. Victor Osimhen i Napolit, Rafael Leao i Milanit dhe Lautaro Martinez i Interit janë tre zëvendësuesit e preferuar të presidentit të PSG-së.

Nëse do të duan të marrin tashmë Osimhen, PSG do të duhet të paguajë klauzolën e tij prej 130 milionë eurove. Për Leao, do t’i duhet të paguajë plot 175 milionë euro për të thyer klauzolën e tij, ndërsa për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, është pak më e ndërlikuar, pasi argjentinasi ka refuzuar ekipe si Barcelona vetëm për të qëndruar tek zikaltërit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!