Mbappe në “piedestal”, merr notën 10 nga “L’Equip”

schedule14:39 - 14 Nëntor, 2021

schedule 14:39 - 14 Nëntor, 2021

Kylian Mbappe arriti mbrëmjen e djeshme të shënonte 4 gola në ndeshjen që Franca arriti të fitonte kundër Kazakistanit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Me 4 golat e shënuar nga sulmuesi francez, u thye një rekord 63-vjeçar për kombëtaren e “gjelave”.

Jo vetëm kaq, sulmuesi i PSG është vlerësuar maksimalisht edhe nga gazeta e përditshme “L’Equip”, e cila vlerëson futbollistët për paraqitjen e tyre. Nuk ndodh shpesh që të vlerësohen më notën 10 prandaj për Mbappe është një tjetër ‘fitore”, sepse e shikon vetën në listën e ngushtë të lojtarëve të vlerësuar maksimalisht. Në këtë mënyrë 22-vjeçari bëhet lojtari i 12, që vlerësohet nga gazeta franceze.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!