“Mbappe në Lojërat Olimpike”, Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit: Do grumbullojmë ekipin më të mirë të mundshëm

schedule15:16 - 10 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 10 Qershor, 2023

Para disa javësh, “ylli” i Kombëtares franceze dhe skuadrës së PSG, Kylian Mbappe shprehu dëshirën për të luajtur në Lojërat Olimpike të ardhshme, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm në Paris të Francës.

Të njëjtin mendim ndan dhe Presidetni i sapozgjedhur i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, i cili tha se për Lojtërat Olimpike, Kombëtarja e “gjelave” duhet të grumbullojë skuadrën më të mirë të mundshme.

“Të mbizotërojnë interesat më të mira të vendit. E gjithë bota do të na shikojë, ne do të duhet të bëjmë skuadrën më të mirë të mundshme, ku nuk mund të mungojë kapiteni i saj”,- u shpreh Presidenti i ri i Federatës Franceze të Futbollit. /i.m /abcnews.al