Lajmi i Le Parisien për një marrëveshje të PSG për rinovimin me Kylian Mbappe është hedhur poshtë nga nëna e futbollistit.
“Është krejtësisht e rreme që Kylian ka rinovuar”, është shprehur për “Marca” Fayza Lamary, e cila më pas ka bërë edhe një postim në “Twitter”.
“Nuk ka marrëveshje në parim me PSG apo ndonjë klub tjetër. Diskutimet për të ardhmen e Kylian vazhdojnë në një atmosferë qetësie të madh, për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë duke i respektuar të gjitha palët”, shkruan Fayza.
Mbappe është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni me PSG, që refuzoi më parë një ofertë të Real Madrid për ta shitur dhe tani mund ta humbasë me parametra zero kampionin e botës. / abcnews.al
Il n’y a aucun accord de principe avec le Paris Saint-Germain (ou un quelconque autre club). Les discussions autour de l’avenir de Kylian se poursuivent dans un climat de grande sérénité pour lui permettre de faire le meilleur choix, dans le respect de toutes les parties https://t.co/VHMTOENct1
— lamari fayza (@FayzaLamari) May 5, 2022