Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje, i cili doli kundër datës dhe arriti të marrë pjesë në përgatitjet e PSG-së dy ditë para ndeshjes së parë kundër Bayern Munich në Champions League.
Në Paris shkruanin se Mbappe do të ishte jashtë fushave deri në fund të shkurtit, pasi dëmtimi muskulor që pësoi ndaj Montepellier vlerësohej se do ta mbante jashtë për tre javë.
Megjithatë, prezenca e francezit në stërvitjen e datës 12 shkurt krijoi automatikisht shpresën në kryeqytetin francez se më në fund do të bëjë kthesën e madhe dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj gjermanëve të martën në mbrëmje.
Mbappe nuk arriti ta përfundonte stërvitjen me ekipin e tij, i cili ka bërë të gjithë me ankth deri në kontrollin e fundit mjekësor, nëse do të jetë në gjendje të futet në fushën e lojës apo jo ndaj bavarezëve./ h.ll/abcnews.al