“Këtu në Paris jam shumë i lumtur dhe nuk kam kërkuar asnjëherë të shitem në janar”.
Kylian Mbappe pas fitores së djeshme 1-0 ndaj Marseille, ka folur për mediat duke u shprehur se ai nuk dëshiron të largohet nga PSG në asnjë sezon të merkatos, duke i mohuar kategorikisht thashethemet.
“Unë nuk jam i përfshirë në këto thashetheme, as nga afër e as nga larg”, shtoi francezi në lidhje me thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh se ai do të donte të largohej nga Parisi për në Madrid.
Madje ditët e fundit thuhej se Liverpool do të ishte i gatshëm të ofronte një shkëmbim kokë më kokë Mbappe-Salah./ h.ll/abcnews.al