Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk po shqyrton një zgjatje të kontratës me klubin.
Siç u bë e ditur një ditë më parë, marrëdhëniet mes drejtuesve të parizienëve dhe lojtarit janë përmirësuar disi, për këtë arsye lidhja e një kontrate të re dukej si një skenar shumë real.
Megjithatë, sipas L’Equipe, Mbappe ende nuk po kërkon të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon vitin e ardhshëm.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi shpreson ta bindë francezin gjatë sezonit, por për momentin planet e sulmuesit mbeten të pandryshuara: ai planifikon të bëhet lojtar i lirë dhe, me sa duket, të kalojë te Real Madrid. /G.D abcnews.al/