Kylian Mbappe ka folur pas ndeshjes së djeshme të PSG në kampionat dhe sigurisht tema më e prekshme është ajo e të ardhmes. Sulmuesi foli edhe për eliminimin nga Champions League.
“Po, ka mundësi të qëndroj. Nuk kam vendosur ende. Jam i qetë, dua të marr kohë që të mos gaboj. Së bashku me familjen do të marr vendimin më të mirë. Të ndjesh dashurinë e tifozëve kështu është gjithmonë mirë dhe i falënderoj”.
“Eliminimi nga Champions? Kam gjithmonë të njëjtin mentalitet dhe vetëm një qëllim: për të ndihmuar ekipin tim të fitojë. Në Madrid humbëm të gjithë. Jemi të gjithë në nja varkë dhe të gjithë kemi gabuar”. / abcnews.al