Kylian Mbappe është ende i pavendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.
Sipas L’Equipe, duke cituar rrethin e lojtarit, sulmuesi po anon drejt largimit nga PSG.
RMC Sport pretendon se javën e ardhshme do të ketë një takim mes njerëzve të rrethit të Mbappes dhe drejtuesve të Real Madridit.
Le Parisien raportoi dje se Mbappe kishte rënë dakord për një kontratë të re me PSG deri në vitin 2024. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, nëna e futbollistit ka përgënjeshtruar: “Nuk ka marrëveshje në parim as me PSG-në dhe as me një klub tjetër”.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 35 gola dhe ka dhënë 19 asistime në 43 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon. /abcnews.al/