EMRI/ Mbante në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, pranga të riut në Sarandë

schedule11:24 - 22 Qershor, 2024

schedule 11:24 - 22 Qershor, 2024

27-vjeçari, Denis Zhupa, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi mbante në banesë kapsolla elektrike dhe doza me kanabis.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!