Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar pasi sipas informacioneve ky shtetas mbante me forcë një të mitur në banesë.
Sipas burimeve policore, 33 vjeçari i identifikuar si Enea Zeqiri nuk lejonte të largohej nga banesa një 15 vjeçare me të cilën dyshohet se kishte lidhje intime.
Gjatë kontrollit në banesë, policia e qytetit bregdetar i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak.
Ndaj 33 vjeçarit Zeqiri rëndojnë akuzat e “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
/ abcnews.al /

