Një 42-vjeçar është arrestuar në Mamurras në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias”.
Gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qendronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë.
Ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Policia sekuestroi armën e zjarrit me krehër dhe fishekë, sasinë e kokainës dhe 2 celularë./abcnews.al


