Mbanin në farmaci ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori dhe farmacistja në Tiranë

schedule09:19 - 19 Gusht, 2022

schedule 09:19 - 19 Gusht, 2022

Ermir Haxhiaj dhe Geriana Bendaj janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Medicaments.”

Dy të arrestuarit, administrator dhe farmaciste në një farmaci në Tiranë akuzohen se mbanin medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Policia bën me dijse se u arrestuan në flagrancë Ermir Haxhiaj,  44 vjeç, administrator farmacisë dhe Geriana Bendaj, 27 vjeç, me profesion farmaciste, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të Ermir Haxhiajt dhe me farmaciste shtetasen Geriana Bendaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!