Mbanin bibël në shtëpi, familja dënohet me burg të përjetshëm

schedule12:13 - 30 Maj, 2023

schedule 12:13 - 30 Maj, 2023

Një familje është dënuar me burgim të përjetshëm në Korenë e Veriut sepse mbanin një Bibël në shtëpi. Një ndër pjesëtarët e kësaj familje është dhe një fëmijë 2-vjeç i cili nuk do e shohë kurrë jetën jashtë mureve të burgut, pas marrjes së vendimit.

Kushtet e atyre kampeve u përshkruan nga të krishterët si ‘të tmerrshme’ dhe ata që ndodheshin brenda shpesh i nënshtroheshin gjithashtu ‘formave të ndryshme të keqtrajtimit fizik’.

Dënime edhe më të rënda u caktuan për të krishterët e tjerë në vendin e Azisë Lindore, ku shumë prej tyre u ekzekutuan për shkak të besimit të tyre. Ndërsa një grua dhe nipi i saj u qëlluan për vdekje nga një skuadër pushkatimi në vitin 2011.

Besimtarë të tjerë u përballën me tortura. Një rast tjetër ishte e një anëtari të partisë në pushtet të vrarë para 3,000 njerëzve në aeroportin e Hyesan-it pasi iu gjet një Bibël.

Raporti që përmbledh të gjitha gjetjet e organizatave të ndryshme joqeveritare, grupeve të të drejtave të njeriut dhe OKB, paraqet një pamje shqetësuese të jetës së krishterëve në Korenë e Veriut.

Në raport theksohet se deri në 70,000 të krishterë janë të burgosur për besimin e tyre nën regjimin e Kim Jong-Un, nga një popullsi prej 400,000. Dhe disa prej tyre janë torturuar nga mungesa e gjumit, uria, dehidratimi, ushqimi i ndotur, dhuna dhe qëndrimi në pozicione të vështira dhe të dhimbshme për periudha të gjata.

Një grua e krishterë në izolim bëri vetëvrasje në vitin 2020 pasi rojet e burgut nuk e lejonin të flinte, sipas botimit të ri. Koreja e Veriut pretendon se i garanton popullit të saj lirinë fetare në kushtetutën e saj, duke iu referuar kishave që ka ndërtuar në Phenian si provë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!