Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbani kokën lart”, Rama për Dakon: Keqardhje për ata që sot përballen me akuza

schedule21:36 - 6 Qershor, 2023

schedule 21:36 - 6 Qershor, 2023

BERAT- Takimi i Ramës të martën pasdite me qytetarët e Beratit, nisi me 30 minuta vonesë.  Lajmi se Vangjush Dako ishte arrestuar, kishte bërë xhiron në rrjet duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Me gjasë dhe të kryeministrit.

Ai fillimisht u kërkoi socialisteve të ngrinin kokën lart:

“Mos lejoni që ngjarjet që ndodhin t’ju lëndojnë krenarinë”, tha ai.



Nuk e përmendi me emër mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të vjetër, por ju adresua Vangjush Dakos, njëjtë siç kishte bërë me të tjerët.

“Sigurisht që të vjen keq, ishte krah teje dikur, sot pranë avokatëve”, u shpreh Rama.

Në një miting ku mungoi entuziazmi i zakonshëm i fitores dhe regjistri i batutave, Edi Rama sërish u përpoq ta kthejë forcën në sytë e shqetësuar te socialistëve që atë që ndodh sot ta lexojnë si meritë të PS.

“Sot preken njerëz që janë të pushtetshëm. Për herë të parë në histori”, shtoi kryeministri.

Edi Rama bashkëpunoi me Vangjush Dakon ngushtë deri në vitin 2019, kur ai drejtori bashkinë e Durrësit. E mbajti në kryesinë e PS-së deri në vitin 2021, edhe pse ishte shpallur “non grata” nga Amerika.

Por me pas dako u zhduk nga skena publike, megjithëse thuhet se influenca e tij ne Durrës mbeti e fortë deri në ditën e fundit, kur mbi duart e tij renduan prangat e SPAK./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!