Mbajtja e kafshëve të rrugës, Kris Breshani: Nuk duhet ti shikojmë si aksesorë, por të kujdesemi për to

schedule16:53 - 28 Shkurt, 2021

schedule 16:53 - 28 Shkurt, 2021

“Enxhi në botën e kafshëve” këtë puntatë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve faktin se çfarë do të thotë të marrësh dhe të mbash një kafshë rruge.

Këtë të djelë ne emision ka qenë këngëtari Kris Breshani i cili ka dhënë detaje për projektet e tij artistike dhe ka folur në lidhje me dashurinë e tij të madhe për kafshët.

Ai është shprehur se shpesh ka marrë dhe ka mbajtur kafshë të marra nga rruga për tu ofruar atyre ushqim dhe një strehë.

Macoku Zifti është një nga rastet që ai ka marrë nga rruga dhe u bë disa muajsh që ai po kujdeset për të.

Ndër të tjera ai ka folur dhe në lidhje me kujdesin ndaj këtyre kafshëve, ku thekson se ato nuk duhet të përdorin vetëm për foto në rrjetet sociale.

“Une e kam gjetur Ziftin në rrugë dhe e kam marr menjëherë. Jam kujdesur për të, dhe meraku im më i madh duke qenë se është një mace rruge, është se çfarë po ndodh gjatë ditës kur unë nuk jam në shtëpi. I dua kafshët, dhe planifikoj të marr dhe një qen. Ashtu si unë ka njerëz që i duan, dhe i ndihmojnë vërtet, por ka dhe një pjesë tjetër që i përdorin vetëm për foto, si aksesor. Jam kundra totalisht”, ka thënë ai./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=OZu2H1VoGfA&feature=youtu.be

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!